Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

Nga vështirësitë e të punuarit me Arbana Osmanin dhe deri tek prindërimi, Eduard Grishaj flet si rrallë herë

Nga vështirësitë e të punuarit me Arbana Osmanin dhe deri tek prindërimi, Eduard Grishaj flet si rrallë herë

13:39, 26/10/2022
A+ Aa A-

Eduard Grishaj treguar së fundmi se si është të punojë me Arbana Osmanin në filmin e tij të ri “Sofia”.

Grishaj i cili është regjisori i filmit, zbuloi gjatë një interviste se nuk e ka aspak të lehtë të punojë me partneren e tij pasi ajo bën shumë dubla. Ajo do të luajë rolin e saj ku do të moderojë emisionin ‘Dua të të bëj të lumtur”. Sipas tij, Arbana kishte menduar se do të ishte diçka e lehtë por ndodhi e kundërta.

Nuk ishte e lehtë fare për të punuar me Arbanën, sepse nga prezantimi në aktrim ajo mendoi se ishte e thjeshtë, por nuk është edhe aq. Është e vështirë të kesh Arbanën aktore, sepse bën shumë dubla. Arbana luan veten e saj në emisionin e vet. Çfarë nuk i thosha dhe çfarë nuk më thoshte”- tha ai teksa ishte i ftuar në “Euronews”.

Image

Gjithashtu Grishaj theksoi se Arban është kritikuesja më e madhe: “Njeriu më i afërt që kam është Arbana, e cila më ka kritikuar më shumë. Ato që më ka thënë i kam rregulluar”.

Më tej, regjisori foli dhe në lidhje me familjen dhe fëmijët e tyre ku theksoi se pavarësisht punëve ata përpiqen që fëmijëve të mos i mungojë asgjë.

“Fëmijëve nuk iu ka munguar asgjë nga prindërit, pavarësisht se ne kemi punuar të dy. Deri tani Zoi është më e lidhur me Arbanën, është shumë e vogël. Unë mbaj çunat, Arbana gocën. Unë kam përgjegjësi vetëm për emrin e Diellit, Zoit ia ka gjetur emrin Arbana. Zoi do të thotë jetë. Zoi është shumë e vogël dhe tani ka nevojë për Arbanën”- përfundoi ai.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco