Si i ka marrëdhëniet me Xhemi Shehun? Ja çfarë tregon Fjoralba Ponari

Si i ka marrëdhëniet me Xhemi Shehun? Ja çfarë tregon Fjoralba Ponari

08:41, 26/10/2022
A+ Aa A-

Këtë sezon Salsano Rapi bashkëprezanton “Portokallinë” me dy moderatoret simpatike në krah, Fjoralba Ponarit, këtë vit edhe Xhemi Shehu u rikthye në ‘shtëpi’ pas dy viteve mungesë.

Prezenca e dy vajzave në këtë format, ka krijuar përshtypjen në rrjet se ato nuk shkojnë mirë me njëra-tjetrën. Ndonëse sa herë janë pyetur edhe Xhemi edhe Fjoralba e kanë mohuar një xhelozi midis tyre, njerëzit akoma kanë dyshimet e tyre.

Ka qenë Ponari e cila ka realizuar një “ask me a question” në Instagram, ku sigurisht nuk ka munguar një pyetje në lidhje me kolegen e saj.

E pyetur për bashkëpunimin me Fjoralbën edhe Xhemi më herët u shpreh se mes tyre nuk ka asnjë rivalitet dhe se është me fat që moderon krah saj.

“Fjoralbën e njoh që te “E diell”. Më bëhet shumë qejfi që do punojmë bashkë.

Kam konsideratat më të larta, përveçse është e talentuar dhe duket sikur ka një jetë që e bën “Portokalli”, është njeri shumë i mirë dhe sot vuan për njerëz të mirë dhe jam me fat që punoj me të. Nuk e shohim njëra-tjetrën si rivale.”– deklaroi Xhemi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco