Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për sistemin TIMS

KAFE SHQETO/ ‘Ivanov’ vjen si premierë në skenën teatrale, Laert Vasili rrëfen prapaskenat e tij

KAFE SHQETO/ ‘Ivanov’ vjen si premierë në skenën teatrale, Laert Vasili rrëfen prapaskenat e tij

15:14, 21/10/2022
A+ Aa A-

I ftuar në pjesën e fundit të “Kafe Shqeto” ditën e sotme ishte Laert Vasili i cili ndau me publikun disa informacione të detajuara për premierën e filmit “Ivanov” i cili vjen në skenën teatrale.

Ai ka treguar se e gjithë shfaqja doli mjaft e bukur për publikun pasi sallat ishin të tejmbushura dhe se duartrokitjet e tyre e vërtetonin këtë.

 “Atë që e përpiqemi ta sjellim lidhur me filmin  për publikun doli diçka mjaft e bukur pasi të gjitha biletat e shfaqesh nëse mund të themi edhe në gjuhë të huaj tashmë janë “sold out” në Teatrin Kombëtar. Madje, duartrokitjet në çdo fund shfaqje na vërtetojnë se publiku ka nevojë për art cilësor"-u shpreh ai.

Ndër të tjera Vasili ka treguar se i gjithë ky ‘projekt’ është menduar para disa kohësh dhe tashmë që më në fund e solli për publikun ndihet më i lumtur se kurrë.

“Nuk është e lehtë të bësh vepra të përmasave kaq të mëdha dhe të mos harrojmë që ne kemi 3 muaj e gjysmë në prova për të ardhur në rezultatin e kësaj shfaqje. Një aktor kur mbaron shfaqjen përmasat e energjisë që ka harxhuar në gjendjen e tij emocionale pra në përjetimet e rolit janë të barabarta me një aksident automobilistik kështu që te mishërimi i personazhit kjo ndikon.E gjitha ka të bëje me përqëndrimin që ka personazhi në skenë dhe secili aktor ka mënyrën e vet"

Për më tepër, ndiqni linkun më poshtë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco