Djali i 50 Cent i ofroi 6.700 dollarë për një ditë nga koha e tij, reagon reperi

Djali i 50 Cent i ofroi 6.700 dollarë për një ditë nga koha e tij, reagon reperi

10:12, 21/10/2022
A+ Aa A-

Djali i 50 Cent i ka ofroi disa ditë më parë reperit 6700 dollarë për një ditë nga koha e tij, që të bënin së bashku të gjitha gjërat të cilat donte t’i bënte kur ishte fëmijë dhe ky i fundit u përgjigj. Mirëpo përgjigja nuk ishte saktësisht ajo që priste i riu.

Image

Jackson është ankuar se pagesat për mbështetjen mujore të fëmijëve që 50 Cent që i jep atij – prej 6700 dollarë në muajm nuk janë të mjaftueshme për të mbajtur stilin e jetesës që ai është mësuar .

50 Cent beson se djali i tij po manipulohet

Gjatë një interviste me emisionin The Breakfast Club, 50 Cent tha se nuk beson se kërkesa e djalit të tij është e vërtetë dhe mendon se ai po manipulohet.

Image

“Jo, ai nuk dëshiron ribashkim”, tha reperi. “Shiko, Charlamagne, ju do të më telefononi. Ju nuk telefononi TMZ për të thënë se doni të uleni dhe të flisni. Ai dëshiron pak vëmendje, dhe kjo është mirë, ai mund të ketë gjithë vëmendjen që dëshiron,” pohoi ai.

Ai shtoi: “Ajo që e keni dëgjuar të thotë në atë intervistë, është ajo që ai është mësuar të besojë për një kohë të gjatë. Ai nuk ngrihet dhe thotë: ‘Oh, nuk e besoj atë që kam besuar gjithmonë’. Kur thashë se ai ka të drejtë, në fakt është e drejta e nënës së tij”.

Image

Ai kishte ofruar më shumë para vjetore për mbështetjen e fëmijëve, por nëna e refuzoi atë

50 Cent fillimisht i kishte ofruar ish-partneres së tij Shaniqua Tompkins (nëna e Marquise) shumën prej 500,000 dollarë në vit. Ajo nuk pranoi dhe reperi e çoi çështjen në gjykatë . Atje, oferta u reduktua nga gjyqtari, duke e lënë atë në 6700 dollarë në muaj (rreth 81 mijë dollarë në vit ). “I thashë se po i jepja gjysmë milioni dollarë në vit.

Në atë pikë, ajo ende priste më shumë ,” vazhdoi ai. “Ajo nuk po e kuptonte që unë tashmë po i jepja asaj më shumë se ç’duhet të merrte.”

50 shtoi se ai nuk ndjen “presionin apo pakënaqësinë që ndiejnë burrat me mbështetjen e fëmijëve”, sepse ai dëshiron të kujdeset për fëmijët e tij dhe “kur të ndodhin problemet”.

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco