Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Kris Jenner zbulon se pas vdekjes dëshiron që nga hiri i mbetur të bëhet gjerdan për fëmijët e saj

Kris Jenner zbulon se pas vdekjes dëshiron që nga hiri i mbetur të bëhet gjerdan për fëmijët e saj

15:37, 20/10/2022
A+ Aa A-

Ylli televiziv, Kris Jenner ka zbuluar dëshirën e saj të fundit në një episod të ri të “The Kardashians”.

66-vjeçarja me siguri do t’u lërë fëmijëve të saj të famshëm një trashëgimi të konsiderueshme, por ajo ka një tjetër dëshirë të çuditshme.

Nëna e gjashtë fëmijëve zbuloi dëshirën e saj pas vdekjes në episodin e kësaj jave, duke thënë se dëshiron që hiri i mbetur nga ajo të bëhet gjerdan për fëmijët e saj.

Pasi Kris iu nënshtrua një operacioni për zëvendësimin e kofshës gjatë episodit, vajza e saj Kim Kardashian u kërkoi mjekëve të mbanin pjesët e kockës që ishin hequr.

“Kim i kërkoi doktorit t’i ruante kockat e mia në mënyrë që ajo të bënte bizhuteri prej tyre”, tha Kris në një telefonatë me vajzën tjetër, Kylie Jenner, shkruan PageSix.

Por Kylie mendoi se ideja ishte “e çuditshme”.

Khloe Kardashian ishte në krah të nënës së saj teksa u shërua në shtrat, e cila i tha:“Të kujtohet kur doje hirin tuaj, donit të digjem dhe të na bënin gjerdan?”

“Kjo është një ide e mrekullueshme,” u përgjigj biznesmenja. Por Khloe u pajtua me Kylie, duke thënë: “Kjo është ide e çuditshme”.

“Unë dhe familja ime, ne flasim për testamentet, vdekjen, i tregojmë njëri-tjetrit se cilat do të ishin dëshirat tona nëse do të ndodhte diçka e tmerrshme”, shtoi Khloe në një moment rrëfimi më vonë. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco