Pse nuk po e shohim më Eneda Tarifën nëpër intervista?

Pse nuk po e shohim më Eneda Tarifën nëpër intervista?

14:59, 20/10/2022
A+ Aa A-

Dikur la në hije profesionin e saj të parë për moderimin, sot ajo duket se është më e vendosur se kurrë për t’ju përkushtuar 100 % muzikës.

Po flasim për Eneda Tarifën, e cila së fundmi ishte e ftuar në “Live From Tirana”.

Prej kohësh e distancuar nga intervistat, në këtë dalje këngëtarja foli mbi planet e saj të afërta. Dhe po lidhen me karrierën e saj muzikore.

“Unë kam marrë një periudhë pauze nga interviststat sepse më shpërqëndron nga puna ime individuale krijuese për të finalizuar nga prilli ose maji, ëndrrën e çdo këngëtari, një recital. Është kurora e gjithë karrierës tënde. Ne këtu i kemi si recitale jete, sepse është pak më e rrallë. Tani vjen fundviti dhe nuk kam ndërmend t’i lë festat ku do të thirrem për të performuar, por do përzgjedh që të mos kem lodhje fizike sepse dua të marr energjitë për recitalin, – u shpreh Eneda.

Një vit më parë Tarifa e bëri me dije vetë largimin e saj nga spektakli i humorit “Portokalli”, me anë të një statusi ku shkruante:

“Më duhet t’ju njoftoj se rrugëtimi im në spektaklin ‘Portokalli’ përfundon këtu. U riktheva me mall në atë skenë kur m’u propozua nga drejtuesit dhe në një farë mënyre ‘e nxora mallin…’ kur i thonë një fjale. Por është momenti që të sjell në jetë projektet e mia pa më ‘shitur’ dhe pa më ‘blerë’ dikush (sikurse shkruhet në disa portale) dhe vazhdoj të jap kontributin tim artistik në këtë vend.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco