Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Detaje të reja nga ekzekutimi i blogeres 23-vjeçare, dy personat largohen menjëherë me motoçikletë

Detaje të reja nga ekzekutimi i blogeres 23-vjeçare, dy personat largohen menjëherë me motoçikletë

10:49, 20/10/2022
A+ Aa A-

Detaje të reja kanë dal nga ekzekutimi i blogeres së njohur braziliane 23-vjeçare, Nubia Cristina Braga,e cila u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në lagjen Santa Maria në Aracaju, më 14 tetor. Ajo është ekzekutuar nga dy persona, të cilët më pas u larguan me një motoçikletë. Nubia Cristina Braga kishte mbi 60,000 ndjekës në Instagram.

Sipas raportimeve, blogerja kishte vizituar një parukeri pak para se të vritej.

New York Post raportoi se menjëherë sapo ajo kishte mbërritur, dy burra hynë në pronën e Braga nga dera e hapur e hyrjes dhe qëlluan yllin. Ata hapën zjarr ndaj saj përpara se të largoheshin nga vendi i krimit.

Në kohën kur autoritetet mbërritën rreth orës 21:00, Braga u gjet i vdekur në një pellg gjaku. Ende nuk dihen motivet dhe identiteti i vrasësve.

Ndërkohë, menjëherë pas vdekjes së saj, fansat dhe ndjekësit e saj po e ngushëllojnë vrasjen e saj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco