Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

KAFE SHQETO/ Promovimi i produkteve tradicionale, flet nënkryetarja e Bashkisë Pogradec: Këtë vit do të mbahet...

KAFE SHQETO/ Promovimi i produkteve tradicionale, flet nënkryetarja e Bashkisë Pogradec: Këtë vit do të mbahet...

10:40, 20/10/2022
A+ Aa A-

Tradita e vendit tonë ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes së shumë turistëve nga vendet evropiane. Kjo për shkak të numrit të lartë të prodhimtarisë apo produkteve tradicionale të cilat dallojnë bindshëm nga vendet e tjera.

E ftuar në “Kafe Shqeto” ditën e sotme ishte nënkryetarja e bashkisë së Pogradecit Entela Gusho, e cila ndau me publikun informacione të detajuara për eventin e njohur “Albaccess Open.

Image

 ‘Albaccess Open’ do të organizojë në datat 21 dhe 22 Tetor festën e promovimit të produkteve tradicionale si:rrushi, gështenja apo vera e kuqe produkte këto tradicionale për qytetin e Pogradecit.

Ajo ka treguar se kjo festë do të mbahet në qytetin e saj pasi Pogradeci njihet si kultivues shumë i mirë i këtyre produkteve.

“Nuk është rastësi që kjo ngjarje do të zhvillohet në Pogradec pasi kjo është një festë që zhvillohet në vendet mesdhetare dhe Pogradeci si qytet i tillë, kultivues i mirë i këtyre produkteve do të bëjë të mundur zhvillimin e tij. Do të kemi jo vetëm koncert me këngëtarë të ndryshëm nga rajoni, Kosova apo Shqipëria,por edhe një konkurs të verës së bardhë dhe ne kemi ftuar të gjitha kantinat e vendit”.

Ndër të tjera Gusho tregoi se ky eveniment do të mbahet në qendër të qytetit dhe pritet të vijnë mjaft turistë të huaj, veç banorëve të qytetit.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco