Georgina Rodriguez tregon se si dukej si adoleshente

Georgina Rodriguez tregon se si dukej si adoleshente

14:29, 13/10/2022
A+ Aa A-

Dihet pothuajse gjithçka për jetën aktuale të të fejuarës së Ronaldos, Georgina-s, madje ajo ka regjistruar një reality show në të cilin ka treguar luksin në të cilin jeton.

Megjithatë, nuk dihet shumë për ditët e saj të fëmijërisë dhe adoleshencës, ndërsa tani ajo ka postuar një foto nga rinia e hershme në profilin e saj në Instagram.

Georgina është fotografuar në skenë duke performuar një pikë baleti.

Dashurinë për baletin dhe kërcimin e ka ruajtur edhe sot e kësaj dite, ndaj së fundmi ka pozuar si balerinë në “Royal Opera House” në Londër.

Kujtojmë se influencuesja dhe e dashura e futbollistit Cristiano Ronaldo, ka folur për herë të parë për humbjen e djalit të saj pak javë më parë.

"Jeta më ka dhënë kaq shumë në një kohë kaq të shkurtër. Këtë vit përjetova momentin më të mirë dhe më të keq të jetës sime në një çast," tha ajo më pas.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco