Debati i fortë mes Arjan Konomit dhe Neda Ballukut/ Ish-banorja e 'BB' tregon si nisi e gjitha

Debati i fortë mes Arjan Konomit dhe Neda Ballukut/ Ish-banorja e 'BB' tregon si nisi e gjitha

09:48, 13/10/2022
A+ Aa A-

Opinionisti Arjan Konomi dhe ish-banorja e “Big Brother”, Neda Balluku u përfshinë disa ditë më parë në një debat të fortë gjatë emisionit “Për’puthen” duke marrë kështu një vëmendje të madhe në publik.

Image

Së fundmi, Neda ka folur për “Goca dhe gra” në lidhje me sherrin dhe çfarë mendon për Arjanin. Opinionistja u shpreh se debati mes tyre kaloi në personale dhe shtoi se Konomi është një njeri me eksperiencë dhe nuk është hera e parë që ka bërë debate të tilla në televizion.

“Nuk është tendenca ime të bëj debate. Debati mes meje dhe Arjanit kaloi goxha në personale. Nga ana ime nuk kishte nisur më herët por e kam ndjerë gjatë gjithë kohës një lloj batute që nuk mbaronte asnjëherë. Në televizion batutën duhet ta mbash, ta marrësh me humor. Unë po debatoja me dy konkurrentë, po jepja një opinionin tim për një marrëdhënie aty”- u shpreh Neda.

“Ndodhi ndërhyrja dhe unë nuk e lejova më sepse kufiri aq është. Secili nga ne është ndryshe të gjithë kemi limitet tona. Ai është një njeri që ka një lloj eksperiencë, nuk është hera e parë që bën debat në një televizion. Unë dhashë vetëm përgjigje të cilat mendoja se i meritonte situata. Më erdhi më shumë keq që u bëmë personazhe pa dashur”– përfundoi ajo.

Image

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco