Tom Curise kërcënohet me jetë nga ish- punonjësi, aktori detyrohet të punësojë një ekip sigurie

Tom Curise kërcënohet me jetë nga ish- punonjësi, aktori detyrohet të punësojë një ekip sigurie

10:18, 12/10/2022
A+ Aa A-

Tom Cruise ka punësuar një ekip sigurie pasi ai dhe drejtori Christopher McQuarrie morën një sërë kërcënimesh nga një ish-punonjës.

Ylli hollivudian dhe regjisori i Mission: Impossible, morën shërbimet e ekipit të sigurisë pasi një producent i ka kërcënuar me jetë dhe tashmë dyshja ka ‘frikë për ndonjë hakmarrje të mëtejshme’, raportoi The Sun.

Një person i brendshëm i filmit tha për ‘Daily Mail’: “Tom dhe Chris janë ende duke punuar në Mission: Impossible 8, kryesisht në MB, por gjërat janë bërë gjithnjë e më të pakëndshme me një ish-anëtar të ekuipazhit dhe tani është momenti që të mos rrezikojnë më shumë”.

Image

Ylli i ‘Top Gun’”është mësuar të ketë ekipe sigurie rreth tij shumicën e kohës për shkak të famës së tij”, tha burimi i brendshëm, “por për Chris është një gjë shumë e re”,- shtoi burimi.

Punonjësi që u lirua ka nisur një proces gjyqësor ndaj Cruise, McQuarrie dhe Paramount Studios, raportoi gazeta dhe ka akuzuar oligarkët rusë që financonin punën e Cruise dhe një hetim të lidhur të FBI ndaj Paramount mbi financimin.

Image

Burimi vuri në dukje se ndërsa ‘gjithçka është kthyer shumë keq… ata që janë përfshirë në filma janë të sigurt se gjithçka është plotësisht në rregull, ai është thjesht një ish-anëtar i inatosur i stafit.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco