Rrjeti po zien! Emily Ratajkowski sapo nxiti dyshimet se mund të jetë biseksuale

Rrjeti po zien! Emily Ratajkowski sapo nxiti dyshimet se mund të jetë biseksuale

12:40, 11/10/2022
A+ Aa A-

Emily Ratajkowski ka qenë në qendër të vëmendjes që pas divorcit të saj. Së fundmi, modelja ka habitur përdoruesit e rrjeteve sociale, pasi është shfaqur si biseksuale.

Image

Një përdorues në platformën TikTok e ka paraqitur një “sfidë” që “nëse identifikohesh si biseksual, duhet të kishte patjetër një divan kadifeje ngjyrë të gjelbër.”

Ratajkowski, pa asnjë hezitim e ka pranuar sfidën, duke u përgjigjur vetëm me një veprim.

31 vjeçarja e kthyer kamerën nga vetja teksa ishte ulur në një divan të gjelbër prej kadifeje që ndodhej në shtëpinë e saj.

@emrata

♬ original sound - ✌︎︎

Videoja u shpërnda edhe nga Shay Mitchell, e cila gjithashtu me sa duket konfirmoi orientimin seksual të Emily Ratajkowski.

Videoja e Ratajkowski vjen disa kohë pas lajmeve se ajo ka bërë kërkesë për divorc nga ish-bashkëshorti i saj, Sebastian Bear-McClard, i cili dyshohet se e ka tradhtuar.

Dyshja ishin të martuar që nga viti 2018 dhe kanë një fëmijë së bashku, 1-vjeçarin Sylvester Apollo Bear.

Lajmin për ndarjen e çiftit u bë publik në korrik pasi një burim i afërt me modelen foli për pabesinë ish-partnerit të saj.

Aktorja konfirmoi më tej ndarjen e tyre në shtator, kur ajo postoi një video në TikTok duke thënë se ajo ishte një “person beqar së fundmi” që “po mendonte për takime dhe partner të ri”.

Dhe kjo është pikërisht ajo që ajo ka bërë pasi tani përflitet se po takohet me vetë Brad Pitt-in. Ndonëse ky lajm nuk është konfirmuar kurrë zyrtarisht.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco