Fansat nxjerrin zbuluar Rihanna-n, detaji që mund të lidhet me emrin e djalit të saj

Fansat nxjerrin zbuluar Rihanna-n, detaji që mund të lidhet me emrin e djalit të saj

11:12, 11/10/2022
A+ Aa A-

Cili është trendi i fundit i VIP-ave të njohur botëror? Të mbajnë sekret emrin e fëmijëve të tyre.

Image

Si Kylie Jenner edhe Rihanna nuk ka preferuar ta bëjë publik emrin e djalit të saj të cilin e ka me reperin A$AP Rocky.

Mirëpo së fundmi, në një dalje të saj mesa duket fansat kanë vënë re një detaj në veshjen e artistes që mund të lidhet pikërisht me këtë.

Image

“Pyes veten se për çfarë është D në zinxhirin e saj? Emri i bebes?”- shkroi një fans i emocionuar në Twitter.

“Është Drake, apo jo? lol,” tha një tjetër me shaka, duke iu referuar marrëdhënies së vazhdueshme të reperit të “One Dance” me Rihanna-n, e cila zgjati disa vite.

Fatkeqësisht, për fansat që dëshirojnë të mësojnë me padurim emrin e fëmijës, ka një shpjegim të thjeshtë për aksesorin: Është një zinxhir vintage i “Dior”, të cilin Rihanna e veshi me një choker me shumë fije nga e njëjta shtëpi mode.

Nuk mund ta themi me siguri nëse themelueses së “Fenty Beauty” i pëlqente thjesht bizhuteria apo e zgjodhi atë për një qëllim më të thellë.

Megjithatë, duket se Rihanna po e shijon të mbajturën sekret emrin e foshnjës së saj edhe për disa kohë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco