Në lidhje me Trevor Noah? Dua Lipa sqaron gjithçka

Në lidhje me Trevor Noah? Dua Lipa sqaron gjithçka

20:39, 10/10/2022
A+ Aa A-

Dua Lipa ka shuar zërat e ditëve të fundit se ajo është në një lidhje me Trevor Noah. Këngëtarja me origjinë shqiptare është shprehur se është beqare dhe se Noah është thjesht një shok i saj.

Dua ka thënë ndër të tjera se kjo është hera e parë ndër vite që ajo është beqare.

“Ka qenë një vit i mrekullueshëm, pasi është hera e parë që nuk jam në një lidhje për një kohë kaq të gjatë”, u shpreh Dua Lipa.

Në fund të muajit shtator, Dua Lipa u fotografua krah komedianit të njohur afrikano-jugor, Trevor Noah, gjatë një takimi romantik në Nju-Jork.

Të dy janë fotografuar teksa darkonin, shëtisnin dhe përqafoheshin në rrugët “Mollës së Madhe”, siç njihet Nju-Jorku.

Takimi erdhi pasi të dy u ndanë nga partnerët me të cilët ishin në lidhje prej rreth dy vitesh. I dashuri më u fundit i këngëtares ishte modeli Anwar Hadid, vëllai i Gigi dhe Bella Hadid. Ndërsa Trevor, 38 vjeç, ishte deri në maj të këtij viti, në një lidhje me aktoren Minka Kelly.

Për 7 vitet e fundit, Trevor Noah, drejton një prej emisioneve satirike më të ndjekur në SHBA, “The Daily Show”, prej të cilit njoftoi vetëm të enjten largimin, për t’iu përkushtuar zhanrit të quajtur “stand up commedy”. Ai ka zhvilluar shfaqje në vende të ndryshme të botës, duke goditur paragjykimet që njerëzit kanë për sjelljen apo origjinën e njëri-tjetrit.

Ndërsa Dua, pas pushimeve të verës, një pjesë të të cilave i kaloi edhe në vendin tonë, vijon turin e koncerteve në SHBA, pas një suksesi të jashtëzakonshëm të korrur në Amerikën e Jugut gjatë muajit shtator, ku mbushi stadiumet e Kilit, Kolumbisë dhe Meksikës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco