Deklaroi se është gay: Iker Casillas sqaron deklaratën!

Deklaroi se është gay: Iker Casillas sqaron deklaratën!

13:05, 10/10/2022
A+ Aa A-

Iker Casillas, ish-portieri i kombëtares së Spanjës dhe Real Madrid, nuk është gay! Deklarata e tij në Tëitter që zuri titujt kryesorë të portaleve, në fakt nuk ka qenë e bërë prej tij.

Ish-futbollisti thotë se llogaria e tij e Tëitter-it ishte vjedhur. 

"Llogaria ime ishte hacker-ar. Fatmirësisht gjithçka tani është ok. I kërkoj ndjesë gjithë ndjekësve të mi dhe akoma më shumë ndjesë komunitetit LGBT." 

Në statusin që më vonë u fshi, supozohej se Iker shkruante:

“Shpresoj të më respektoni: Jam gay”, shkroi ai dhe shumë fansa dhe kolegë e mirëpritën guximin dhe deklaratën e tij.

41-vjeçari ka bërë histori një ndër portierët më të mirë dhe ka fituar 19 kupa në karrierën e tij.

Ish-portieri u nda nga bashkëshortja e tij, Sara Carbonero, modele dhe moderatore në vitin 2021.

Megjithëse pranuan se rrugët e tyre u ndanë, ata premtuan se do të vazhdonin të qëndronin të afërt për të mirën e 2 fëmijëve që kanë bashkë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco