VIDEO nga dasma/ Armina dhe Shkëlzeni të veshur me kostumin tradicional të Tropojës

22:47, 25/09/2022
A+ Aa A-

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kanë kurorëzuar këtë mbrëmje dashurinë e tyre. Rreth 300 të ftuar në dasëm, miq e të afërm të familjes Berisha kanë ndezuar atmosferën.

Syri.net ka siguruar videon nga dasma e Arminës dhe Shkëlzenit teksa janë veshur me kostumin tradicional të Tropojës dhe hedhin valle.

Ceremoninë e dasmës e çeli babai i dhëndrit, ish-kryeministri Sali Berisha i cili tha se një ceremoni e tillë s’ka nevojë për shumë fjalë.

Ai i uroi bekimet e zotit çiftit të ri, Arminës dhe Shkëlzenit të cilët sonte i dhanë fund beqarisë.

Urimet për çiftin i ka rezervuar dhe babai i Arminës, gazetari Arben Mevlani i cili përcolli fjalë të veçanta për Shkëlzenin me Arminën. Më pas prindërit e Arminës kanë rezervuar dhe një kërcim të veçantë për ditën më të veçantë të vajzës së tyre Armina.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco