Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

'Braktisi' Për’puthen për një tjetër format, Olsa Muhameti i drejtohet publikisht Bora Zemanit

'Braktisi' Për’puthen për një tjetër format, Olsa Muhameti i drejtohet publikisht Bora Zemanit

11:11, 13/09/2022
A+ Aa A-

Sa herë ndodh një largim në formatet e njohura televizive, gjeja e parë që përflitet është një zënkë midis elementëve të atij emisioni.

Kështu ndodhi edhe në rastin e largimit të Bora Zemanit nga Për’puthen, ku u bë një zhurmë e madhe në rrjet për një mosmarrveshje të mundshme me Olsa Muhametin.

Mirëpo, postimi i fundit i autores së programit të dashurisë ndaj moderatores, hedh poshtë gjithçka.

Olsa i ka dedikuar disa story në Instagram Borës, ku shprehet me fat që ka punuar me të.

“Nuk di nga t’ja nis e nuk di ku të mbaroj. Ti e di sa të vlerësoj në çdo aspekt, profesional, njerëzor, si këshilluese, si super mike që je, etj. Kam qenë me fat që të kam njohur e po aq me fat që kam punuar me ty,”-shkruan Muhameti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco