FOTO/ Në skenë kuq e zi, Rita Ora 'ndez' Tiranën

FOTO/ Në skenë kuq e zi, Rita Ora 'ndez' Tiranën

23:30, 06/09/2022
A+ Aa A-

Rita Ora ka elektrizuar skenën në koncertin që po mbahet tashmë në sheshin “Skënderbej” në kuadër të “Tirana European Youth Capital 2022”. 

Ylli me origjinë shqiptare ka ndezur skenën së bashku me trupën e baletit, duke performuar hitet e saj ndër vite.

Këngëtarja kishte veshur një ‘body’ të zi ku vihet re detaji i shqiponjës dykrenare përreth kraharorit dhe shpatullave të saj ndërsa balerinët kishin veshjet e tyre ngjyrë të kuqe, dy ngjyrat që simbolizojnë flamurin tonë shqiptar.

Detaji në veshjen e Ritës mund të vihet re dhe në një foto të publikuar nga stilisti Valdrin Sahiti, i cili shfaqjej krahë yllit pak para performancës së saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco