Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

'Netët duke qarë na kanë forcuar më shumë', Chiara dhe Fedez festojnë 4 vite martesë

'Netët duke qarë na kanë forcuar më shumë', Chiara dhe Fedez festojnë 4 vite martesë

13:48, 02/09/2022
A+ Aa A-

Fedez dhe Chiara Ferragni festojnë sot 4 vjet martesë. Ata kanë kapërcyer momente shumë të vështira së bashku, ishte dhe sëmundja e reperit, i cili marsin e kaluar iu nënshtrua një operacioni delikat për heqjen e kancerit të pankreasit. Fedez ka publikuar një foto nga martesa e tyre duke shkruar fjalët më prekëse.

“4 vite martesë së bashku, asnjëherë si sot ajo shprehja ‘në gëzim e dhimbje, në shëndet e në sëmundje’ nuk ka patur një kuptim më të thellë. Pothuajse e pamundur të shpjegohet me fjalë. Netët e përqafuara duke qarë në një periudhë plot pasiguri na kanë forcuar më shumë se kurrë. Faleminderit që je pranë meje në këtë vit kaq të komplikuar. Faleminderit që më dhe forcën për të përballuar sëmundje por mbi të gjitha faleminderit që më dhurove gjënë më të çmuar nga të gjitha: dy fëmijë të bukur, arsyeja e vetme për të luftuar dhëmbë e thonj. Të dua Ferry.”

Ndërsa Chiara ka publikuar një video krah së cilës ka shkruar: “Gëzuar përvjetorin dashuria ime. Katër vite të martuar dhe 6 vite si çift. Nuk ka njeri tjetër me të cilin do të preferoja ta kaloja këtë jetë, në të mirë e në të keq. Të dua, gjithmonë dhe përgjithmonë”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco