Vanessa Bryant fiton gjyqin për fotot e publikuara nga aksidenti i Kobe dhe vajzës së saj!

Vanessa Bryant fiton gjyqin për fotot e publikuara nga aksidenti i Kobe dhe vajzës së saj!

10:26, 26/08/2022
A+ Aa A-

Vanessa Bryant, gruas së legjendës së basketbollit Kobe Bryant, i janë akorduar 16 milionë dollarë si pasojë e dëmit që i është bërë nga publikimi i fotove të aksidentit me helikopter që vrau bashkëshortin dhe vajzën e saj në 2020-ën.

 

40-vjeçarja tha se kishte përjetuar stres dhe atake paniku kur kishte mësuar se fotot e marra nga zyra e Policisë së Los Angeles, nga oficerët e policisë dhe zjarrëfikësit, ishin publikuar në media. 

Po ashtu, edhe Christopher Chester, burrit që humbi pjesëtarë të familjes nga aksidenti, do t’i jepen 15 milionë dollarë, duke qenë se ishte pjesë e padisë së bashku me Vanessa-n.

 

Kobe dhe vajza e tij Gianna, 13 vjeç dhe 6 miq të familjes së tyre u ndanë nga jeta kur helikopteri me të cilin udhëtonin pësoi një aksident në janar të 2020-ës. 

Chester humbi gruan e tij Sarah dhe vajzën Payton nga përplasja. “Los Angeles Times” raporton se punonjësit e policisë bën foto nga vendi i tragjedisë dhe i shpërndanë me të tjerët, gjë që ka zemëruar shumë familjet e viktimave.

 

Nëntorin e kaluar, konteja pranoi të paguante 2.5 milionë dollarë për stresin emocional që i kishte shkaktuar dy familjeve, por Vanessa Bryant refuzoi që t’i pranonte. 

Duke qarë në karrigen e dëshmitarit javën e kaluar, ajo kujtoi kohën kur ishte në shtëpi dhe bashkë me fëmijët e tjerë lexoi lajmin që kishte dalë me fotot e viktimave:

 

"Dola nga shtëpia dhe vrapova ku vajzat nuk mund të më dëgjonin. Doja të vrapoja me kilometra edhe të qaja. Jam ndjerë e lënduar, e shkatërruar dhe e tradhëtuar nga lajmet që dilnin për postimin e atyre fotove dhe e kam jetuar jetën me frikë, duke pasur ato imazhe që më dilnin kudo në rrjetet sociale. Nuk dua t’i shoh më kurrë ato foto, dua ta mbaj mend burrin tim dhe vajzës ashtu siç ishin. “

Avokati i zonjës Bryant tha se punonjësit e policisë, me veprimin që kishin bërë, kishin hapur më shumë plagët e klientes së tij, ndërsa pala tjetër këmbënguli që fotot në një ngjarje të tillë duhet të bëheshin dhe nuk ishin publikuar në asnjë vend. Megjithatë vendinim ishte pro Vanessa-s dhe palës paditëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco