Blogerja postoi 100 video në Tiktok, fansat thërrasin policinë

Blogerja postoi 100 video në Tiktok, fansat thërrasin policinë

09:19, 26/08/2022
A+ Aa A-

Ndjekësit në Tiktok të Gabbie Hanna janë shqetësuar për shendetin e saj mendor pasi në një ditë të vetme ajo kishte postuar 100 video në llogarinë e saj. 

Influencuaesja me më shumë se 7.5 milionë ndjekës ka qenë super-aktive në platformën e saj kësaj jave me dhjetra video mbi universin, besimin fetar, vdekjen, teoritë e konspiracionit apo sëmundjet mendore.

 

Megjithse Hanna insiston vazhdimisht në videot e saj se është mirë, shumë nga sekuencat janë mjaft të ngarkuara emocionalisht dhe në disa raste bëhen dramatike kur protagonistja thërret para pasqyrës: “Më ndihmoni! Zgjohuni ju marrtë dreqi!”.

 

31-vjeçarja thotë se është vizituar në shtëpi nga policia për të kryer kontrollin e mirëqenies, pas mesazheve të shqetësuara nga ndjekësit.

Në një prej videove të saj të fundit (më 24 gusht) ajo u kërkonte ndjekësve të luteshin për të pasi “dikush i kishte hyrë në shtëpi”. 

 

Ajo tregonte se një i huaj i quajtur Nicolas i hyri në shtëpi dhe i kërkoi të përdorte tualetin. 

Por më pas çuditërisht ai qëndroi dhe regjistroi disa video me të. 

 

Duke parë ngjarjen online, fansat kontaktuan me policinë e Los Angeles të cilët shkuan në adresën e saj, por gjithçka ishte në rregull dhe i ftuari kishte shkuar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco