Bruno Shemsho i penduar për lidhjen me Anën? E kam vuajtur…

Bruno Shemsho i penduar për lidhjen me Anën? E kam vuajtur…

22:09, 25/08/2022
A+ Aa A-

Bruno Shemsho është një ndër ish-konkurrentët më të përfolur të “Për’puthen”.

Ai arriti të gjente dashurinë në program, por disa kohë pasi doli çift me Florjana Gjinin u përhap lajmi se dyshja janë ndarë.

Së fundmi Bruno ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e tij ku pyetjet më të shpeshta kanë qenë në lidhje me partneren e tij ‘ideale’ dhe cilësitë apo ‘problematikat’ që shikon tek një femër.

Mirëpo mes tyre nuk ka munguar as pyetja nëse do dëshironte të rikthehej me ndonjë nga ishat e tij ku mund të themi se pyetja i referohej romancës së tij me Anën.

Jo jo, do të doja të rikthehesha tek vetja në atë kohë, kur qeshja me të madhe dhe nuk më dukej dobësi të ndjeja”– u përgjigj Bruno ndërsa e shoqëroi dhe me disa vargje:

“Ajo me mori në telefon dhe më tha: Dua që ti të vuash, e ke shumë të lehtë. Ty nuk të intereson asgjë, dua që ti të vuash.

Në fakt:  Nuk jam aq budalla sa të sfidoj zemrën kështu që fillova të vuaj menjëherë”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco