FOTO/ Disa ditë pas dasmës, Rita Ora tregon fizikun e tonifikuar teksa shëtit në Londër

FOTO/ Disa ditë pas dasmës, Rita Ora tregon fizikun e tonifikuar teksa shëtit në Londër

17:32, 25/08/2022
A+ Aa A-

Ajo së fundmi u martua me regjisorin Taika Waititi në një ceremoni intime në Londër.

Ditën e sotme, e sapomartuara Rita Ora dukej mjaft bukur teksa doli për një pije freskuese pas stërvitjes së saj të përditshme në kryeqytet.

Image

Këngëtarja, 31 vjeçe, ka treguar barkun e tonifikuar me një bluzë të shkurtë të zezë dhe pantallona po ashtu të shkurtra, së bashku me një palë atletet dhe çorape të gjata të bardha.

Ajo kishte disa zinxhirë dhe unaza floriri, ndërsa mbante edhe një palë syze dielli të bardha, shkruan DailyMail.

Image

Ylli i muzikës doli me një pamje natyrale dhe stiloi flokët e saj bionde kaçurrela në një topuz.

Ndër të tjera thuhet se këngëtarja tashmë e ka ndryshuar mbiemrin e saj e tanimë do të njihet si ‘Waititi-Ora’.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco