Vajza e Madonna-s i futet muzikës dhe pamjet e videoklipit janë HOT!

Vajza e Madonna-s i futet muzikës dhe pamjet e videoklipit janë HOT!

16:24, 25/08/2022
A+ Aa A-

ajza e Madonna-s, Lourdes Leon, po ndjek zyrtarisht hapat e mamit! Ajo i është futur muzikës dhe ka lançuar më në fund këngën e saj të parë.

Kënga titullohet “Lock&Key” dhe duhet ta pranojmë, pamjet e videoklipit janë shumë hot!

25-vjeçarja shfaqet me veshje e poza provokuese, duke marrë kështu vëmendjen që dëshironte.

Image

Emri i saj i ri artistik është Lolahol.

Krahas muzikës, vajza e Madonna-s merret edhe me modeling dhe ka qenë pjesëmarrëse në fushata të ndryshme mode.

Meraku” i saj ka qenë gjithmonë që të mos e shihnin si fëmija i pasur, vajza e Madonna-s, por një vajzë me talente që ia del vetë në jetën e saj.

Nga ana tjetër, mamaja e saj Madonna po shijon lidhjen e re të dashurisë pasi u nda nga partneri 28-vjeçar.

Së fundmi, ajo është parë krah një mashkulli të ri që çuditërisht kishte një ngjashmëri të madhe me ish-bashkëshortin e saj, Guy Richie.

Ata dolën të shoqëruar së bashku për të darkuar në Siçili dhe nuk i shpëtuan dot syrit të paparacëve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco