Dj PM tregon nëse e ka ruajtur miqësinë me Donaldin pas daljes nga Big Brother

Dj PM tregon nëse e ka ruajtur miqësinë me Donaldin pas daljes nga Big Brother

10:23, 25/08/2022
A+ Aa A-

PM ishte një nga personazhet më të pëlqyer në shtëpinë e Big Brother dhe bashkë me gjysmën e tij, Dagz, e shfrytëzuan atë eksperiencë jo vetëm për t'u bërë më të njohur për muzikën e tyre dhe për atë që janë në të vërtetë, por edhe për të gjetur dashurinë. 

 

Megjithatë, artisti pati një miqësi të vecantë edhe me finalistin Donald Veshaj në reality show, miqësi që nuk e dimë si vazhdon jashtë, ose më mirë të themi nuk e dinim, deri më tani. Në rubrikën e fundit "Ask me a question" në Instagram, PM zbuloi shumë lajme, mes tyre edhe nëse vazhdojnë raportet njësoj të mira me Donaldin, duke qenë se prej kohësh nuk janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit. 

 

Në lidhje me këtë Dj i njohur tha:

“Kemi raporte shumë të mira. Nuk jemi takuar sepse ka qenë sezon i ngjeshur veror me angazhime të shumta, vetëm kur kemi rastisur në koncerte të njëjta. Por jam shumë i lumtur se do jem i ftuar në sezonin tjetër të emisionit të tij”.

 

Pra, miqësia vazhdon ende e fortë, po fundja nuk besoj se ka ndonjë personazh që nuk është mik me PM, duket si miku i të gjithëve dhe që nuk krijon dot zënka me të, ndërkohë nga ana tjetër e dimë që tani se do të jetë në emisionin e binjakëve Veshaj sezonin tjetër. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco