Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Zhaku bëhet nënë për herë të parë, ndan foton e parë me të birin

Zhaku bëhet nënë për herë të parë, ndan foton e parë me të birin

08:37, 25/08/2022
A+ Aa A-

Inida Gjata, e njohur nga publiku shqiptar si Zhaku, është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e bukur e ka bërë me dije vetë artistja me anë të një një fotoje publikuar në rrjetet sociale, një foto shumë e ëmbël në fakt ku shihet Zhaku duke mbajtur të birin e porsalindur. 

 

Megjithatë, ajo nuk ka shkruar asgjë bashkangjitur me foton, duke mos na treguar as emrin që i ka vendosur djalit, megjithatë një ide e kemi si mund ta ketë quajtur. 

 

Në kohën kur zbuloi se ishte në pritje të ëmbël Zhaku është shprehur se kishte dëshirë që të birin ta quanin, së bashku me partnerin natyrisht, Amon:

 

“Christiani e ka një gocë dhe e donte çun. Edhe unë çun e doja se me çunat më ka ecur më mirë muhabeti. Emrin e kemi menduar dhe do ia vendosim Amon. Emër i vjetër hebre i një mbreti dhe më pëlqen sepse tingëllon shumë bukur. Është shumë i thjeshtë”.

 

Artistja ka zgjedhur që shtatzëninë ta mbajë larg syrit të publikut, megjithatë tani e ka ndarë me të gjithë gëzimin e t'u bërit nënë për herë të parë. 

Kujtojmë se Inida jeton prej vitesh në Gjermani, së bashku me partnerin, Christian Kreuz, ndërsa rikthehet herë pas here në Shqipëri, por deri më tani nuk është përfshirë në ndonjë projekt të ri. 

 

Gjithsesi, me siguri tani do t'i përkushtohet "projektit" më të bukur të jetës së saj dhe ne i themi shumë urime e me jetë të gjatë! 
Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco