U përfol se ishte shtatzënë, Rina Balaj reagon për herë të parë!

U përfol se ishte shtatzënë, Rina Balaj reagon për herë të parë!

08:18, 25/08/2022
A+ Aa A-

Ditën e djeshme, nisur nga një story që Rina Balaj kishte postuar në Instagram-in e saj, le të themi që u aludua se këngëtarja mund të ishte në pritje të ëmbël, ose të paktën ajo dhe partneri i saj, Sin Boy, ishin duke planifikuar që ta conin lidhjen e tyre në një tjetër stad dhe të bënin familjen më të madhe. 

 

Megjithatë asgjë nuk ka qenë ashtu sic dukej dhe Rina jo vetëm që nuk është shtatzënë, por ka përfitur nga rasti të ironizojë me mediat që aluduan dicka të tillë. 

Në një tjetër postim ajo shkruan:

 

“Rina shtatzanë për herë të parë”. Akoma nuk ka ndryshuar ky titull prej 4 vitesh. 

 

Pra artistja do të thotë se në 4 vitet e lidhjes me partnerin, është përfolur shpesh herë se mund të bëhet nënë për herë të parë dhe njësoj ishte edhe ky rast. 

Megjithatë duhet thënë se kur i kërkon "ndihmë" ndjekësve të të thonë nëse je apo jo shtatznënë, nisur nga një "mit" i vjetër, është e pranueshme të ngrihen dyshime. 

 

Nga ana tjetër, eksperienca na tregon së fundmi që ata të cilët e mohojnë dicka të tillë, nuk janë treguar edhe aq të sinqertë. Kështu që presim...

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco