'Nuk kam zemër me i pa kamerat e sigurisë', Yll Limani reagon i hidhëruar

'Nuk kam zemër me i pa kamerat e sigurisë', Yll Limani reagon i hidhëruar

15:22, 21/08/2022
A+ Aa A-

Këngëtari i njohur Yll Limani ka ndarë me fansat një lajm të trishtë. Ai bën me dije se ka humbur maçokun e tij, të cilin e adoptoi pak kohë më parë.

I hidhëruar dhe i revoltuar, Ylli tregon se maçokun ia kanë sulmuar tetë qenë endacakë. Gjithashtu, ai ka bërë edhe një reagim të ashpër për komunën e Prishtinës.

“Kur Loki u shqye nga qentë e lagjes, krejt çka përjetova ishte mllef dhe irritim ndaj qeverisjeve komunale që lundrojnë nëpër liqejt e tyre imagjinarë. Asnjë moment nuk u irritova me ndonjërin prej qenve”, theksoi Ylli.

Përgjigja normalisht që është e thjeshtë: Tek qeverisja e re e Prishtinës, për të cilët refuzoj me besu që jetojnë përbrenda renderave të tyre që kryeqytetin e shohin si planimetri të shkëputur prej problemeve ditore. Tek qeverisja e re që ka filluar mandatin duke na garantuar që mandati i tyre do të jetë i perjetimeve – të cilat s’po dalin me qenë domosdoshmërisht të bukura. Të paktën jo për familjen tonë” , vijoi ai më tej.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco