Angela Martini takohet pas shumë vitesh me Vera Grabockën dhe vajzën e saj

Angela Martini takohet pas shumë vitesh me Vera Grabockën dhe vajzën e saj

13:35, 21/08/2022
A+ Aa A-

Modelja shqiptare Angela Martini është takuar në Kaliforni edhe me Vera Grabockën, për herë të dytë pas shumë vitesh.

Megjithatë në një postim në rrjetet sociale ajo shkruan se i ka ndjekur me kujdes të gjitha projektet që regjisorja e njohur vazhdon të prodhojë për pubikun shqiptar.

Duke shijuar edhe disa ditë pushime në Amerikë, Vera dhe vajza e saj, Linda, kanë takuar modelen shqiptare për të ndarë me të të rejat nga jeta profesionale dhe, pse jo, edhe përjetimet nga jeta personale.

Bashkë me fotot dhe videot që modelja ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjet, ka edhe një mesazh për Verën duke shkruar:

“Sot, ishte hera e dytë pas shumë vitesh që takova Verën dhe vajzën e saj të mrekullueshme, Lindën, dhe nga ky takim vërtetova edhe një herë se asgjë nuk ndodh rastësisht. Vetëm një grua e fortë dhe e palodhur si ajo mund të shkruajë historinë që mban emrin Vera Grabocka.”

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco