Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kapet në flagrancë Irena Gjoka

Kylie Jenner zbulon emrin që prindërit thuajse i vendosën pas lindjes

Kylie Jenner zbulon emrin që prindërit thuajse i vendosën pas lindjes

09:29, 21/08/2022
A+ Aa A-

Edhe ata që nuk janë fansa të familjes ‘KarJenner’ ndoshta e kanë se emrat e të gjithë pjesëtareve të saj fillojnë me K: Kourtney, Kim, Khloé, Kendall dhe Kylie.

Nuk është rastësi që vajzat e Kris Jenner kanë të njëjtin inicial. Nëna e saj, Mary Jo (e njohur si MJ) i quajti vajzat e saj Kristen (Kris) dhe Karen, dhe Kris duket se i ka qëndruar traditës.

Pra, kur Kylie erdhi në jetë në vitin 1997, ndoshta nuk ishte befasuese për askënd që ajo zgjodhi një emër tjetër ‘K’.

Por duket se emri ‘Kylie’ nuk ishte opsioni i vetëm që ajo kishte në kokë asokohe.

Kylie zbuloi emrin që mund të kishte në një video TikTok, duke iu bashkuar trendit ku përdoruesit ndajnë emrin që mund të kishin- të vendosur, për ironi, me këngën “I Love Kanye” nga ish-kunati i Kylie – së bashku me fotot që përputhen me atë emër.

Pra, si do quhej Kylie? Kennedy, zbuloi ajo – madje shkoi aq larg sa të fotoshoponte emrin në një çantë buzësh Kylie. Ndërsa Kylie u argëtua me trendin, ajo nuk po ëndërron domosdoshmërisht për alter egon e saj.

Thjesht “nuk godet njësoj”, shkroi ajo në mbishkrimin e videos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco