Teksa Ben Affleck martohej, vëllai i tij fotografohet duke pirë kafe

Teksa Ben Affleck martohej, vëllai i tij fotografohet duke pirë kafe

08:52, 21/08/2022
A+ Aa A-

Në dasmën e Ben Affleck dhe Jennifer Lopez ka munguar një mysafir i rëndësishëm – vëllai i dhëndrit.

Casey Affleck u pa në Los Angeles të shtunën në mëngjes, vetëm disa orë para se vëllai i madh Ben të martohej me Jennifer Lopez në Georgia.

“Pse nuk je në Georgia tani?”– e pyeti një paparazzi Casey, i cili mërmëriti një përgjigje të pakuptueshme që dukej sikur tha: “Kam gjëra të tjera”, përpara se të largohej.

Sipas ‘People’, Casey Affleck nuk arriti të ishte në dasmën e dytë të vëllait të tij të madh “për shkak të detyrimeve familjare dhe prindërore në shtëpi”.

47-vjeçari u pa më parë duke dalë të premten me të dashurën Caylee Cowan. 

Vëllezërit e famshëm kanë pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë dhe kanë qenë mbështetës ndaj njëri-tjetrit, si në aspektin personal ashtu edhe në atë profesional.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco