Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

 Rita Ora dhe Taika Waititi më të lumtur se kurrë në qytetin e dashurisë

Rita Ora dhe Taika Waititi më të lumtur se kurrë në qytetin e dashurisë

11:27, 03/08/2022
A+ Aa A-

Ku bëhen ‘date’ më të bukura veçse në Paris, qytetin e dashurisë?

Rita Ora dhe i fejuari i saj Taika Waititi prej disa ditësh ndodhen në kryeqytetin francez ku po shijojnë çdo ditë dhe po provojnë aventura të reja.

31 vjeçarja dukej me humor të mirë dhe në super formë pas një darke me regjisorin në një prej restoranteve më të njohur ‘Caviar Kaspia’. Çifti i dashuruar ishin në shoqëri të mirë atë natë pasi atyre iu bashkua aktori Casey Affleck, ndërsa ylli i ‘James Bond’, Daniel Craig u pa gjithashtu duke dalë nga restoranti.

Image

Ata u panë shumë të afërt dhe të habitur nga diçka. Rita Ora dukej magjepsëse me një fustan të zi asimetrik që tregonte në mënyrë të përsosur format e saj të tonifikuara, ndërsa pjesa e pasme e prerë shfaqte tatuazhet e saj.

Image

Rita veshi një palë taka të zeza të larta me platformë, teksa mbante një çantë të vogël argjendi.

Ajo e plotësoi look-un e saj me bizhuteri ari, ndërsa flokët i kishte kapur bisht të çrregullt. Ndërkohë, Taika dukej gjithë class me një xhaketë blu, të cilën e kombinoi me një bluzë të bardhë, pantallona të zeza dhe atlete të bardha.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco