Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

Roli që do të ketë Flor Mumajesi, Arbana dhe Eduarti në edicionin e 61 të Festivalit të Këngës

Roli që do të ketë Flor Mumajesi, Arbana dhe Eduarti në edicionin e 61 të Festivalit të Këngës

10:01, 03/08/2022
A+ Aa A-

Këtë vit, “Festivali i Këngës” do të vijë në moderimin e 3 personazheve shumë të njohur nga publiku shqiptar.

Edicioni i 61 i Festivalit të Këngës në RTSH do të ketë 3 pjesëtarë të rëndësishëm në grupin organizues. Dyshja, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të bëhen sërish bashkë pas një edicioni të suksesshëm bashkëpunimi në “Big Brother”.

Por surpriza më e madhe e kësaj treshe nuk ishte Arbana dhe as Eduarti, por Flori Mumajesi. Pas një mungese të gjatë do të kemi një rikthim të bujshëm në muzikë të Flori Mumajesit, por kësaj radhe ai do të vijë në rolin e drejtorit artistik të festivalit.

Image

Kujtojmë se vitin e kaluar ndryshe nga çdo vit tjetër, për shkak të situatës së pandemisë “Festivali i Këngës” u zhvillua në ambient të hapur.

Vendi i zgjedhur ishte sheshi përballë stadiumit “Air Albania”, i njohur si sheshi tek “ish-Kolonat”.

Për sa i përket këtij viti ende nuk dihet se si do të jetë procesi i organizimit por nëse ata që e kanë marrë në dorë janë Eduarti dhe Arbana do të jetë një ndryshim i madh nga edicionet e tjera. Gjithsesi nëse do të kemi ndryshime apo jo dhe nëse do jetë po aq i suksesshëm sa “Big Brother”, mbetet ta shohim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco