Gjashtë vite pas ndarjes nga Angelina Jolie, Brad Pitt nis një romancë të re!

Gjashtë vite pas ndarjes nga Angelina Jolie, Brad Pitt nis një romancë të re!

19:28, 27/07/2022
A+ Aa A-

Brad Pitt ka nisur sërish një romancë, gjashtë vite pasi u nda nga Angelina Jolie.

Aktori 58-vjeçar është takuar me një grua të re, por nuk është në një lidhje ‘serioze’, tha një burim për People të mërkurën.

“Ai është në lidhje, por nuk është në një lidhje serioze”, tha burimi për ikonën e Hollivudit, i cili më parë ka qenë gjithashtu i martuar me akotren e Friends Jennifer Aniston dhe i fejuar me Gwyneth Paltrow.

Image

Pas ndarjes nga Angelina Jolie, ai u lidh me 29-vjeçaren polake Nicole Potur, e cila punon si modele, por marrëdhënia duket se ka qenë e shkurtër.

Kjo lidhje e re vjen gjashtë vjet pasi ai u nda nga Jolie dhe tre vjet pasi aktori fitues i Oscar u shpall ligjërisht beqar mes një beteje të ashpër për kujdestarinë për pesë nga gjashtë fëmijët e tyre.

Image

 

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco