Përpara se të vendosësh nëse do të kesh miqësi me ish-in, lexo këto këshilla

Përpara se të vendosësh nëse do të kesh miqësi me ish-in, lexo këto këshilla

17:11, 27/07/2022
A+ Aa A-

Ndarjet ta shpifin dhe kjo është një e vërtetë universale. Nuk ka rëndësi si i jep fund marrëdhënies, sërish do të kesh ca lot për të derdhur.

Por, nëse je ndarë dhe po konsideron ta kesh ish-in shok/shoqe, lexo këtë artikull dhe ndiq këto këshilla:

Pyet veten pse do ta kesh shok/shoqe

Në varësi të rrethanave dhe mbështetjes që personi ka në jetën tënde, merr vendimin.

Merr pak hapësirë

Kjo do të të ndihmojë që të kesh një ide më të qartë, të gjesh vetveten dhe të kuptosh çfarë nuk shkoi dhe si do ndikojë shoqëria me të në jetën tënde.

Ji i/e sinqertë me veten

A e kontrollon dot xhelozinë? A i qëndron besnik/e kufijve që ke vendosur?

Pyet veten se çfarë të mirash sjell kjo miqësi në jetën tënde

Nëse ndihesh rehat, në elementin tënd dhe e di që ish-i nuk do të të pengojë të jetosh jetën në çdo aspekt, mund ta kesh shok/qe.

E rëndësishme është të ndash mendjen nëse ish i/e dashuri/a do të sjellë përvoja pozitive në të ardhmen apo do të të rikthejë te nostalgjia e së shkuarës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco