Ngjitet në skenë dhe anulon performancën, reperi shqiptar zbulon arsyen

Ngjitet në skenë dhe anulon performancën, reperi shqiptar zbulon arsyen

11:49, 26/07/2022
A+ Aa A-

Reperi i njohur, Marini, ka anuluar një koncert në një klub nate në Prizren në një mënyrë paksa ndryshe nga ç’bëjnë kolegët e tij.


Maringlen Malaj është ngjitur në skenën ku do të performonte dhe ka lajmëruar fansat se nuk do të këndonte dhe ka zbuluar edhe arsyen.

 

Në një video që po qarkullon shumë në rrjetin sociali “TikTok”, reperi dëgjohet duke thënë:
“Të më falni të gjithë për arsye se zëri im nuk është në gjendje të mirë nuk mund të performoj.  Vetëm kam ardhur t’iu shikoj për respektin që kam për ju që keni ardhur. Kënaquni sonte, do iu shikoj edhe një herë tjetër”.

 

Reperi i njohur shqiptar, shpesh herë është bërë objekt edhe i kronikave të zeza, me histori sherresh, të shtënash, ndaj për jetën e tij private nuk dihej pothuajse asgjë.


Por pak kohë më parë ai zbuloi detaje rreth jetës së tij private duke thënë se është baba.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco