Aktori i njohur krah të dashurës 17 vite më të re shijojnë një mbrëmje romantike në Itali

Aktori i njohur krah të dashurës 17 vite më të re shijojnë një mbrëmje romantike në Itali

17:11, 25/07/2022
A+ Aa A-

George dhe Amal Clooney kanë shijuar një mbrëmje romantike gjatë pushimeve të tyre në Lake Como, Itali.

Dyshja u panë duke shkuar për një shëtitje në një tarracë me pamje nga liqeni përpara se më vonë të hipnin në një varkë për një udhëtim në mbrëmje me një grup miqsh.

Image

Amal, 44 vjeçare, dukej magjepsëse për mbrëmjen teksa veshi një fustan të shkurtër të bardhë. Avokatja e kompletoi dukjen me një sërë aksesorësh, çantë dhe taka ngjyrë floriri.

Image

George nga ana tjetër u shfaq elegant me një xhaketë ngjyrë gri e pantallona të ngjashme, të cilat i kombinoi me një këmishë të bardhë.

Çifti dukeshin mëse të dashuruar teksa gjatë gjithë kohës mbanin duart me njëri-tjetrin.

Image

Kujtojmë që dyshja u takuan në vitin 2013 në një darkë të organizuar nga miq të përbashkët. Ata u martuan në një ceremoni luksoze në Venecia një vit më vonë dhe kanë bashkë binjakët: Alexander dhe Ella.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco