2 milionë $ për t’i dhënë Amber, Johnny Depp apelon vendimin e gjykatës

2 milionë $ për t’i dhënë Amber, Johnny Depp apelon vendimin e gjykatës

15:47, 25/07/2022
A+ Aa A-

Johnny Depp ka apeluar vendimin e gjykatës për t’i dhënë ish-bashkëshortes së tij Amber Heard një dëmshpërblim prej 2 milionë dollarësh.

Ndërkohë që vendimin e gjykatës e ka apeluar edhe Amber, një ditë para tij, ditën e enjte, shkruan People.

Ish-aktori i ‘Pirateve të Karaibeve’ dorëzoi dokumentet mëngjesin e së premtes, në Fairfax County.

“Paditësi dhe i pandehuri i kundërpadisë John C. Depp, II, me anë të avokatit, apelon në Gjykatën e Apelit të Virxhinias të gjitha vendimet e pafavorshme dhe urdhrin përfundimtar te vendimit të kësaj Gjykate Qarku të shpallur më 24 qershor 2022.”- shkruhet në dokumentin e depozituar.”

Apeli që bëri Depp është cilësuar si përgjigje ndaj apelit të Heard-it, dy ditë më parë.

Depp e paditi Heard në mars të vitit 2019 për shkak të një artikulli që ajo kishte shkruar në 2018-en në Washington Post ku theksonte se ishte  figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje. Edhe pse artikulli nuk e përmendi kurrë Johnny Depp me emër, ai pretendoi se ky shkrim i shkatërroi” karrierën e tij. Por nga ana tjetër Depp gjithashtu ka këmbëngulur  se ishte ai që u abuzua në marrëdhënie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco