Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Gabriel Escobar 'sikleti' diplomatik i DASH

Është zyrtare: Britania e Madhe pret Eurovizionin e radhës

Është zyrtare: Britania e Madhe pret Eurovizionin e radhës

14:54, 25/07/2022
A+ Aa A-

Konkursi i Këngës në Eurovizion 2023 do të mbahet në Britaninë e Madhe në vend të Ukrainës, është konfirmuar.

Siç raporton BBC, organizatorët e morën këtë vendim pasi besojnë se nuk ka kushte për mbajtjen e konkursit në Ukrainë, e cila fitoi këtë vit, për shkak të luftës dhe pushtimit rus.

Britania e Madhe përfundoi në vendin e dytë, kështu që EBU filloi bisedimet me BBC për organizimin e Eurovizionit të ardhshëm.

Nuk dihet ende se cilat qytete do të jenë organizatorë dhe interesim kanë shprehur Glasgow dhe Mançester.

Ju kujtojmë se Ukraina e dënoi më parë vendimin për heqjen e pritjes vitin e ardhshëm, të marrë për shkak të pushtimit rus, dhe kryeministri britanik në largim Boris Johnson tha më pas se Ukraina duhet të jetë mikpritëse .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco