Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Pse po e fal SPAK Veliajn?

Ukraina nuk mundet, merret vendimi: Eurovizioni do të mbahet në Britaninë e Madhe

Ukraina nuk mundet, merret vendimi: Eurovizioni do të mbahet në Britaninë e Madhe

13:41, 25/07/2022
A+ Aa A-

Konfirmohet se konkursi i Këngës në Eurovizion do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Mbretërinë e Bashkuar. Organizatorët e shfaqjes vendosën se ngjarja nuk mund të mbahej në vendin fitues, Ukrainë, për shkak të luftës që vazhdon prej pushtimit të Rusisë.

Mbretëria e Bashkuar doli e dyta në konkursin e këtij viti, kështu që Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) hyri në bisedime me BBC.

Nuk dihet ende se cili qytet do të jetë mikpritës, por janë disa qytete si Glasgoë dhe Manchester që kanë shprehur interes.

Mbretëria e Bashkuar ka një numër vendesh me arena të përshtatshme, akomodim dhe linja transporti ndërkombëtar.

Edhe qytete si Leeds, Liverpool, Neëcastle, Birmingham, Aberdeen, Londra, Brighton, Belfast dhe Cardiff gjithashtu mund të jenë në garë.

Qytetet do të duhet të dëshmojnë se kanë objektet e duhura dhe të kalojnë nëpër një proces tenderimi.

EBU ka thënë se vendi pritës duhet të strehojë rreth 10,000 spektatorë, të jetë lehtësisht i arritshëm nga një aeroport ndërkombëtar dhe të ketë strehim të mjaftueshëm në hotel për të paktën 2,000 delegatë, gazetarë dhe spektatorë.

Përfaqësuesi i Ukrainës, grupi “Kalush Orkestra” fitoi konkursin e këtij viti në muajin maj në një shfaqje simbolike të mbështetjes publike, ndërsa këngëtari Sam Ryder i Mbretërisë së Bashkuar doli i dyti, rezultati më i mirë i vendit që nga viti 1998.

Normalisht, fitorja e Ukrainës do të thotë se ajo duhet ta presë konkursin vitin e ardhshëm, por EBU këmbënguli që kjo nuk mund të ndodhte për shkak të konfliktit atje.

Njoftimi muajin e kaluar u prit me zhgënjim nga Ministri ukrainas i Kulturës, Oleksandr Tkachenko, i cili lëshoi një deklaratë "duke kërkuar ndryshimin e vendimit". Televizioni ukrainas UA:PBC, gjithashtu shprehu zhgënjim.

Por të hënën, Mykola Chernotytskyi, kreu i bordit drejtues të rrjetit tha në një deklaratë: "Eurovision Song Contest 2023 nuk do të jetë në Ukrainë, por në mbështetje të Ukrainës! Ne u jemi mirënjohës partnerëve tanë të BBC që treguan solidaritet me ne!

"Kam besim se së bashku do të jemi në gjendje të shtojmë frymën ukrainase në këtë aktivitet dhe të bashkojmë përsëri të gjithë Evropën rreth vlerave tona të përbashkëta të paqes, mbështetjes, festimit të diversitetit dhe talentit."

Megjithatë, EBU e pranoi zhgënjimin e Ukrainës në fillim.

"Vendimi u drejtua nga përgjegjësia e EBU për të siguruar që kushtet të përmbushen për të garantuar sigurinë e të gjithëve që punojnë dhe marrin pjesë në aktivitet, planifikimi i të cilit duhet të fillojë menjëherë në vendin pritës," shtoi ai.

Kur u njoftua vendimi, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson dhe Sekretarja e Kulturës Nadine Dorries e mbështetën të dy Ukrainën për ta pritur atë.

Gjatë fundjavës, Express dhe Star thanë se gjatë një bisede mes zotit Johnson dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky të premten, i pari theksoi se kudo që të mbahet Eurovizioni duhet të jetë një ngjarje që krenon dhe nderon vendin dhe popullin e Ukrainës.

EBU gjithashtu ka deklaruar më parë se "është pikësynimi ynë i plotë që fitorja e Ukrainës të reflektohet në aktivitetet e vitit të ardhshëm"./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco