Ardian Bujupi flet për trekëndëshin e përfolur të dashurisë me Jasminën dhe Sabrinën

Ardian Bujupi flet për trekëndëshin e përfolur të dashurisë me Jasminën dhe Sabrinën

13:30, 24/07/2022
A+ Aa A-

Ardian Bujupi është përfshirë në një trekëndësh dashurie me ish-konkurrenten e “Për’puthen” Jasmin Kadriu duke u përfolur shpeshherë në mediat rozë për një lidhje.

Ndërkohë që prej kohësh dihej në një lidhje me një vajzë të huaj me emrin Sabrine Khan.

 

I ftuar në Prive, Ardiani tha se Jasminën e ka shoqe dhe takohen çdo herë që ai vjen në Tiranë.

Po ashtu, u shpreh se nuk sheh për lidhje kur realizon videoklipe.

 

“E dashura ime duhet të jetë e dashur, e civilizuar, e respektueshme. Jasmina dhe Sabrine i çmoj të dyja dhe kam një lidhje shumë të mirë. Me Jasminën takohemi çdo herë kur vij në Shqipëri dhe e kam shoqe. Dasmën sidomos nënës sime kam qejf t’ia plotësoj si dëshirë, por duhet edhe të mos kem presion dhe të mendoj për veten. Jam dakord të krijoj familje, por ende nuk ka ardhur momenti", tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco