Mesazhi i Anaid Kaloti ndaj Cllevios: 'Je ngritur duke u çjerrë, jo duke u lëpirë',

Mesazhi i Anaid Kaloti ndaj Cllevios: 'Je ngritur duke u çjerrë, jo duke u lëpirë',

12:58, 24/07/2022
A+ Aa A-

Ish-banori i “Big Brother”, Anaid Kaloti ka treguar hapur mbështetjen e tij për Kleviol Ahmetin, që kur ky i fundit u arrestua rreth një muaj më parë pas sherrit me Noizyn.

Së fundmi Anaidi ka bërë një postim në Instagram për Cllevion duke shkruar se ai ka fituar zemrat e shumë njerëzve me historinë dhe këngën e tij, duke përmedur edhe vështirësitë që ka kaluar reperi.

 

POSTIMI I PLOTË:

Letër për Kleviolin
Ne fillim GJENI, pastaj Artist pastaj shok, vlla, kshu po mendoj kur po ja nis ti hedh ca shenime ne leter. Jeta jote me 444 sakrifica, ndertoi tek ti ate qe ti e prisje qe ne femijeri, “Cllevio Serbianon” qe gjen tek vetja sot. Ky emer, ka pas vetes nje turme me ndjekes, nje force shume te madhe, nje influence te frikshme, e cila PRET nga ti, ksaj here, ta ngjitesh aq lart, sa ti dukesh i vogel atyre qe do te shohin nga atje poshte.


Ti ke qene disa here aty poshte, e me sa mund je ngritur duke u çjerre, jo kacavjerre e as lepire pas askujt, pervecse besimin tek vetja, mbeshtetjen e familjes dhe zemren me te madhe se Stambolli… Ndryshe nga heret e tjera, kesaj here besimit tend i jane shtuar dhe mijra te tjere qe besojne tek ti…
Per aq intelekt sa kam, un e di qe ti disa nga gjerat qe kane ndodhur i ke bere qe te terheqesh syte dhe veshet, e ti drejtojne nga zeri yt qe çirret per disa te drejta, norma, etike apo moral…te munguara ose perdite e me shume ne mungese.


Tani te gjithe jane aty, asgje ska ndryshuar pervecse per mire dhe zerit tend i jane bashkuar dhe te tjere qe ne koncertin e pare tendin, do tregojne se dine permendesh cdo varg qe ke shkruar ti 
Dhe a e di ca presin?
Qe dhuna te mar fund, qe sharjet mos te kene me adresa e mos te marin me energjin e askujt nga ne, qe nena e asnjerit mos te mar me merzi nga femija i vet, qe te vegjlit ti lem te rrudhosin buzet, e bashke me endrrat tona ti ngjisin shkallet dhe gjithe shoket e mire. Qe femijet te duartrokasin art, jo fjale qe na prishin jeten kur aty-ketu kur leshon perçart…


Ta fitojme fronin me nder dhe me pune, me djerse dhe pa intrriga. Ti ngrejme njerzit ne koncerte e ti ulim ne tryeza mes miqsh. Ti lejme te vegjlit ne hije, e te dalim ne diell si gjigande qe hijet tona mos ti kene frike po ti kene cader. Ti jesh mirnjohes, Osit, Edrit, Nojes, Klodit, Albines,Klajdit Izetit, shokeve nga Kosova, Maqedonia, atyre qe te kane postuar dhe mbeshtetur perdite, e mbi te gjitha NENES tende…

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco