Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Pse po e fal SPAK Veliajn?

Lei Kraja rrëfehet si asnjëherë më parë për dashurinë, dëshirën për t’u bërë nënë dhe karrierën

Lei Kraja rrëfehet si asnjëherë më parë për dashurinë, dëshirën për t’u bërë nënë dhe karrierën

11:57, 19/07/2022
A+ Aa A-

Lei Kraja është një nga vajzat më të bukura të ekranit, por jo vetëm kaq. Padyshim që është edhe një më nga guximtaret, pasi nisi të bënte televizion pa e ditur mirë gjuhën shqipe, çka e bëri edhe më interesante për publikun në atë kohë, por edhe një nga moderatoret më me shumë humor. 

Megjithatë, përtej asaj që shohim në ekran, Leit që e do televizionin dhe nuk ka frikë të provojë edhe eksperienca të reja, si ajo e sezonit që po përfundon tani në "Ditë pas dite", bukuroshja ka edhe një anë tjetër, një anë që jeton për dashurinë. 

Deklaratë e fortë, por e vërtetë, pasi ka qenë vetë Leji që e ka thënë në intervistën e fundit për "Living", si pjesë e kopertinës së revistës, ku ndër të tjera, u shpreh kështu për dashurinë, ose më saktë, për zemrën:

Gjithmonë zemra mbi mendjen. Ata që nuk bëjnë për dashurinë në jetë, janë të humbur. Gjithmonë do të jetojnë me pendesa! 

Ndërkohë në këtë intervistë ajo ka shprehur edhe një dëshirë që në fakt e thotë për herë të parë, atë të pasurit një fëmijë. 

"Do të doja shumë të kisha një fëmijë, mbi të gjitha një vajzë. Kështu e kam imagjinuar veten që e vogël në këtë moshë."-duke ju përgjigjur pyetjes për një zgjedhje të menjëhershme që do kishte dëshirë të bënte. 

Nga ana tjetër Lei thotë se nuk ka asnjë pendesë në jetë, pasi çdo gjë e ka bërë me zemër, po ashtu nuk do të ndryshonte asgjë në imazhin e saj, ndërkohë që sa i përket karrierës, do donte që të provonte një spektakël në ekran. Ndoshta kemi ndonjë plan nga ajo për sezonin e ri...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco