Nga ‘mendja e sëmurë’ e The Weekend, ç'duhet të dini për serialin ku është protagoniste edhe vajza e Johnny Depp

Nga ‘mendja e sëmurë’ e The Weekend, ç'duhet të dini për serialin ku është protagoniste edhe vajza e Johnny Depp

08:58, 19/07/2022
A+ Aa A-

HBO dhe The Weekend kanë publikuar trailer-in e parë për “The Idol”, serialin e ardhshëm dramatik të platformës transmetuese, që do të ketë si protagonistë pikërisht këngëtarin dhe aktoren Lily-Rose Depp.

Trailer-i nis me prezantimin e e bashkë-krijuesëve, “nga mendja e sëmurë” e Abel “The Weeknd” Tesfaye dhe Sam Levinson, njeriu që ka krijuar serialin tjetër të famshëm “Euphoria”. Më pas shihen imazhe hiperaktive të disa vilave në Hollywood, festave me shumë ngjyra, përdorimit të kokainës dhe makinash të shpejta. Ndërkohë që një zë dëgjohet të thotë gjatë videos: “Më shumë, më shumë orgji”.

Më pas trailer-i mbaron me dialogun e personazhit të Lily-Rose, që po është vajza e Johnny Depp, dhe personazhit që mendohet se është i The Weeknd, teksa thonë:

-Ke besim tek unë?

-Jo, nuk kam fare…

E bashkë-krijuar nga artisti i njohur kanadez, Levinson dhe Reza Fahim. “The Idol” është e vendosur në prapaskenën e industrisë së muzikës. Historia ndjek një guru dhe lideri kulti që arrin të ketë një marrëdhënie të komplikuar me një idhull të muzikës pop.

Seriali ka pasur disa vështirësi pasi në muaj prill, regjizorja Amy Semetz e la punën, edhe pse ishin regjistruar disa episode. Kështu, xhirimet rinisën në mënyrë që të kishte një linjë tjetër kreativiteti, me një regjizor të ri. Nuk ka ende një datë premiere për këtë shfaqje televizive, por thjesht një “Vjen së shpejti”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco