E akuzojnë për ndërhyrje në gjoks pas lindjes, reagon Kristina Baki

E akuzojnë për ndërhyrje në gjoks pas lindjes, reagon Kristina Baki

12:38, 18/07/2022
A+ Aa A-

Kristina Baki është padyshim një nga modelet më të pëlqyera në vendin tonë dhe së fundmi bukuroshja ka qenë shumë e përfolur për shkak të shtatzënisë së saj. Përgjatë muajve, Kristina na ka mbajtur të përditësuar me zhvillimet që kanë ndodhur, duke nisur nga gjinia, emri e duke vazhduar me babyshower-in. Teksa tanimë Kristina është bërë nënë e një vogëlusheje, e cila quhet Siera. E një bukuroshe si modelja tregoi se dhe shumë pak kohë pas lindjes u rikthye në format e saj të dikurshme dhe këtë e tregon edhe në postimet e saj në rrjete sociale.

Si ka bërë dhe disa orë më parë ku teksa ka shpërndarë një foto ku gjoksi i saj bie mjaft në sy, një ndjekëse e ka akuzuar për ndërhyrje, ndërkohë Kristina reagoi duke e mohuar. "Ma bëri goca edhe mua. Kodra mbas bregut. Po më vinka keq se qenke edhe nënë vetë, po mesa duket i paske dhënë formulë ti. Gjithsesi qëndro në linjë dhe flasim pas një viti kur të mbyll gjidhënien. Të përshëndes."

Vajza e saj quhet Siera dhe patjetër që ka një kuptim të veçantë. Siera në spanjisht do të thotë ‘mal’ dhe në shqip kuptimin e parë që ka. Ky ishte një emër i përshtatshëm për prindër që frymëzohen nga natyra, kështu u shpreh modelja. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco