Si ja ka fituar Sara zemrën dhe deri tek planet për fëmijë të dytë/ Ledri Vula i thotë të gjitha

Si ja ka fituar Sara zemrën dhe deri tek planet për fëmijë të dytë/ Ledri Vula i thotë të gjitha

10:14, 09/07/2022
A+ Aa A-

Sara Hoxha është vajza që arriti t’i rrëmbente zemrën reperit Ledri Vula. Çifti tashmë janë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Poem Blu.

Këngëtari i ftuar në programin “Më lër të flas” ka treguar se çfarë kishte ndryshe Sara nga vajzat e tjera që arriti t’ja rrëmbente zemrën. Ledri tha se ajo e ka mbështetur dhe kanë pasur raporte shumë të mira që në fillim, gjë e cila e ka mbajtur të gjatë marrëdhënien e tyre.

Image

Romeo: Për shumë vite ti Ledri, ke qenë ëndrra e shumë vajzave, ndoshta dhe je. Është e vërtetë që kur je i lidhur të duan më shumë femrat? Çfarë kishte Sara që ta fitoi zemrën?

Ledri: Kishte shumë lek vëlla. A di si mendoj unë, po nuk qe e bukur nuk të tërheq. Më pas edhe po të jetë e bukur dhe e keqe brenda nuk të duhet. Ajo çfarë më ka tërhequr, na ka ecur muhabeti dhe shumë shpejt jemi njohur me njëri-tjetrin dhe e kemi ndihmuar njëri-tjetrin. Raporti i mirë na ka mbajtur bashkë.

Ledri dhe Sara ndajnë dhe një vajzë bashkë dhe duke qenë se artisti tashmë është i  angazhuar me koncerte nëpër vende të ndryshme i duhet të udhëtojë shpesh dhe u shpreh se dëshiron shumë të jetë me vajzën e tij.

“Mua më bie shumë me udhëtu, asnjë fundjavë nuk jam në shtëpi, edhe në këtë moment që po kthehem mezi po pres të rri me të, kur shkojnë ditët kur se takoj, kur thotë një fjalë të re nuk kam qenë aty kur e ka msu, sa gëzohesh edhe të dhemb se nuk ke qenë aty dhe mundohem mos të humb asnjë sekondë me të”, tha reperi për Poem.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco