Ledri flet për Dua Lipën dhe Dafina Zeqirin, por a bëhet Sara xheloze

Ledri flet për Dua Lipën dhe Dafina Zeqirin, por a bëhet Sara xheloze

09:48, 09/07/2022
A+ Aa A-

Këngëtari Ledri Vula ka qenë i ftuari i dytë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Më lër të flas” të vëllezërve Donald dhe Romeo Veshaj.

Gjatë intervistës dhe pyetjeve të drejtuara ndaj Ledrit kuptuam se Sara Hoxha nuk është aspak tipi xheloz i femrave. Ledri tha se ajo nuk e ka ndaluar që të bëje bashkëpunime muzikore me asnjë këngëtare, veçanërisht me Dafina Zeqirin.

“Kush është këngëtarja për të cilën Sara është bërë xheloze për ty dhe të ka ndaluar të bashkepunosh?”

“Sara kur nuk më ka ndaluar të bëj këngë me Dafinën për të tjera nuk bëhet xheloze”, tha Ledri.

“Zënka më e madhe që ke pasur me Sarën dhe gënjeshtra më e fundit që I ke thënë?”

“Unë kam qejf me lujt videogames shumë, dhe ka disa ditë që luaj shumë e disa ditë rri me familjen. Mbrëmë e kam gënjyer që nuk po më zinte gjumi vetëm që të luaja videogames”, përfundoi ai.

Por e gjitha nuk ka mbaruar me Dafin pasi Ledri u pyet edhe nëse është penduar që nuk ka vazhduar lidhjen me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

“A je penduar që vazhdove lidhjen me Dua Lipën sepse kjo mund të të kishte futur në një treg ndërkombëtar?”

Unë dua të mbes në tregun tonë, po të doja do kisha bërë me të jashtmit, por unë vazhdoj me bo këngë me kolegë, s’dua të jem larg familjes”, tha Ledri.

Ledri Vula gjithashtu na zbuloi mesazhin që ka marrë nga Dua Lipa.

“A të kallëzoj të drejtën, më ka bërë përshtypje duke e marrë parasysh që është një yll botëror, se nuk e kam prit që të më përgëzonte pas natës në Sunny Hill, s’më ka shkruajtur vetëm mua, por mua edhe Lumit na ka shkruar Dua Lipa”, tha Vula.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco