Mos ndoshta Tayna dhe Mozzik po vijnë me një tjetër bashkëpunim?

Mos ndoshta Tayna dhe Mozzik po vijnë me një tjetër bashkëpunim?

16:53, 31/05/2022
A+ Aa A-

Në postimet e fundit Tayna ka lënë të kuptohet se ndodhet në Turqi, më saktë në Cappadocia.

Por ajo çfarë ra në sy ishte dhe reperi Mozzik i cili ndodhej aty. Nuk mund të themi nëse është rastësi apo këngëtarët do na sjellin një bashkëpunim tjetër për këtë sezon veror. Duke marrë parasysh suksesin e tyre të mëparshëm nuk do ishte çudi që këngëtarët të vijnë përsëri me një hit të radhës.

Tayna numëron hite të padiskutueshme si dhe është një ndër artistet më të kërkuara të momentit dhe si e tillë fansat kanë interes të dinë më shumë rreth jetës së saj. Së fundmi, ajo ka qenë në Zvicër, ku edhe mori një vëmendje të madhe.

Image

Reperja u filmua dhe fotografua së fundmi teksa ndodhej në një restorant në Gjenevë me një “mashkull misterioz”. Lajmi qarkulloi kudo në rrjet, e madje shumë media hamendësuan se reperja është në një lidhje.

Por ishte ajo vetë që i sqaroi këto lajme duke mos e kursyer ironinë pasi djali në fjalë ishte pjesë e videoklipit të saj.

Reperja solli vetëm para disa ditësh një bashkëpunim me titull “Alpha & Omega”. Kënga erdhi si bashkëpunim me reperin tjetër Marin, dhe tashmë numëron pothuajse 2 milionë shikime në YouTube.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco