KAFE SHQETO/ Eltina Minarolli prezanton projektet muzikore

KAFE SHQETO/ Eltina Minarolli prezanton projektet muzikore

14:40, 31/05/2022
A+ Aa A-

Këtë mëngjes në emisionin “Kafe Shqeto” në “Syri TV”, ishte e ftuar artistja Eltina Minarolli.

Këngëtarja me eksperiencë gati 25 vjeçare, duket se vazhdon të eksperimentojë në muzikë duke realizuar projekte që nuk janë tipike komerciale apo për të gjetur audiencë.

“Besoj që unë e kam bërë paktin me veten time tashmë. Dua që të bëj muzikë të cilën kam një mesazh që dua ta ndaj me të gjithë dëgjuesit dhe një muzikë që në fund të ditës kur e dëgjoj në radio e në makinë të jem e lumtur dhe ta shijoj, jo thjesht ta kaloj në një këngë tjetër”- u shpreh Minarolli.

Dy projektet e saj më të fundit janë “Qielli po pi” dhe “Ti fle”.

“Të dyja në fakt u nisën për album, mirëpo meqë kam shumë këngë të tjera që po presin për album mendova që më mirë që ti nxjerr single dhe prandaj “Let The Rain Kiss You” ishte kënga që doli para dy muajsh dhe mbas saj direkt promovova “Ti fle”. Kur flasim për qiellin, e dimë që qielli mban shumë lloje energjish edhe kur ti arrin të kontaktosh edhe me energjitë edhe me shpirtrat që ka qielli dhe kjo është dhe ideja kur e pi qielli dhe e kthen edhe në det, edhe detin e shkrin nga akull”- shpjegoi artistja.

Ajo u shpreh se përveç artit dhe muzikës ajo praktikon shpesh edhe meditimin.

“Meditimin e praktikoj shpesh, kam të paktën dy vite që e praktikoj edhe e shoh që e kam gjetur veten, dhe besoj se më ka ndihmuar shumë”, u shpreh Eltina.

Planet e Eltinës këtë verë nuk do të jenë në Shqipëri por në Amerikë, por artistja nuk dëshironte të zbulonte shumë nga projektet e saj muzikore.

 

Për më tepër ndiqni videon:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco