Ndërron jetë në moshën 27-vjeçare Miss Alabama

Ndërron jetë në moshën 27-vjeçare Miss Alabama

10:59, 22/02/2022
A+ Aa A-

Miss Alabama, Zoe Sozo Bethel, ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare, tetë ditë pasi pësoi lëndim në kokë në një aksident.

Ajo vdiq të premten në Miami nga lëndimet në kokë dhe lajmin e hidhur e bëri të ditur vetë familja e saj në rrjetet sociale.

Image

“E dashura jonë Zoe Sozo Bethel kaloi nga kjo jetë në tjetrën si pasojë e nënshtrimit të plagëve të saj”, ka shkruar familja në “Facebook”.

Bethel, 27 vjeç, përfaqësoi shtetin e saj në konkursin “Miss for America Strong”, i cili nderon gratë beqare.

Image

Ajo ishte gjithashtu një komentatore politike për “RBSN”, një kompani mediatike konservatore e njohur për mbulimin e mitingjeve të ish-presidentit Donald Trump.

Sipas postimeve të familjes në mediat sociale, Bethel ishte në koma deri më 18 shkurt para se të ndërronte jetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco